Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Inis Gjoni shtatzënë, në plazh me Arjanin
4:50 PM
Inis Gjoni shtatzënë, në plazh me Arjanin
Plazhi dhe deti kanë qenë destinacioni i ditëve të nxehta të kësaj vere për artisten Inis Gjoni. Pas fundjavave në Dhërmi, e pushimeve me motrat në Greqi, Inisi i është kthyer sërish jugut të Shqipërisë. Krah saj është shfaqur i fejuari Arjan Selimi. Të dy kanë rënë në sy sapo janë shfaqur në plazhin në Radhimë, ndërsa Inisi binte në sy jo vetëm prej flokëve të saj që tërheqin gjithmonë vëmendje, por edhe barkut që zhveshja në plazh e evidentonte më shumë se kurrë. E veshur me një palë rroba banjo ngjyrë floriri me xixa, kombinuar me një shall që Inisi e kishte lidhur poshtë barkut për të mbuluar disi kilogramët që tashmë i ka dhënë shtatzënia. Inisi aktualisht është në muajin e katërt dhe siç kemi mësuar ajo prêt një vajzë. Së bashku me Arjanin, i cili duket me kurriz në foto, janë ulur nën një çadër dhe Inisi nuk ka preferuar shumë të lahet, por e ka kaluar kohën më të madhe nën hije.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D