Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Ingrit Gjoni u bën bllof këngëtareve
3:16 PM
Ingrit Gjoni u bën bllof këngëtareve
Klipi më i fundit i këngëtares së famshme Ingrit Gjoni, që është ndoshta dhe klipi më i nxehtë e i arrirë i verës 2011, në bashkëpunim me Tony Ray, "My heart is crying”, është lançuar së fundmi në ekranet shqiptare dhe bashkë me të vijnë dhe kritikat mbi look-un e bukuroshes. Si rrallëherë, Ingriti vjen me një klip të një kualiteti HD gati të përsosur dhe kjo e ka ndihmuar që zgjedhjet e saj në veshje të bien edhe më tepër në sy. Ky klip ka bërë xheloze shumë prej kolegëve të këngëtares, të cilat ndonëse të veshura nga inati nuk kanë ngurruar ta urojnë Gjonin për realizimin perfekt të videos. Ingrit Gjoni pas 2 klipeve shumë të realizuara gjatë këtij viti pret e lumtur sezonin veror, ku veç koncerteve të shumta i ka rezervuar vetes edhe disa ditë pushimi. Në përfundim duke iu rikthyer edhe një herë videos dhe subjektit që ajo trajton, me gjithë sensin nostalgjik që e shoqëron klipin dhe temën "My heart is crying”, Ingriti shprehet se gjithnjë ka qenë me fat në dashuri e se zemra nuk i ka qarë për njeri… deri më sot të paktën
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D