Kryesore » 2011 » Shtator » 11 » Ingrit Gjoni thyen rekorde, renditet e para ne radiot greke
12:59 PM
Ingrit Gjoni thyen rekorde, renditet e para ne radiot greke
Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare po realizon pak nga pak atë që premtoi në fillim të kësaj vere. ” Synoj t’i kaloj kufijtë”, – tha Ingriti në një prej intervistave të saj të para, pas publikimit të bashkëpunimit me DJ e famshëm rumun, Tony Ray… dhe në fakt po e arrin. Kënga ” My heart is crying”, është shumë e pëlqyer në disa vende të mëdha në Ballkan e më tej në Europë, duke u bërë kështu pjesë e playlistave të disa prej radiove më të njohura në Rumani, Bullgari, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Greqi, etj.Në këtë të fundit madje, Ingriti ka arritur një rekord… Kënga e saj në bashkëpunim me Tony-n është kthyer në një hit të verës dhe veç kësaj është renditur e para në një prej klasifikimeve më serioze që bëhet në Greqi. Kjo është një arritje e madhe për Ingritin, e cila shumë shpejt do të ndërmarrë edhe një tur koncertesh në Ballkan së bashku me Tony-n. Ingrit Gjoni ka qenë një ndër këngëtaret më të kërkuara gjatë kësaj vere, me një axhendë të ngjeshur koncertesh, aq sa ndonjëherë i duhej edhe t’i refuzonte ato. Megjithatë, jo gjithçka ka qenë puna këtë verë për Ingritin, ajo i ka kushtuar jo pak rëndësi edhe pushimeve gjatë këtij viti, duke i rezervuar vetes 3 javë të plota pushimi, si rrallë ndonjëherë ( për shkak të angazhimeve).Këngëtarja ka përshkruar thuajse gjithë vijën bregdetare në Shqipëri, duke u ndaluar më së shumti në Jug, e më pas edhe disa ditë në veri, në Velipojë, ku ka qenë së bashku me të gjithë familjen. Nuk kanë munguar as pushimet jashtë kufijve shqiptarë me të dashurin, Genti, historia 5-vjeçare me të cilin duket se po shkon për mrekulli…
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D