Kryesore » 2011 » Korrik » 2 » Getoari prezanton Florentën si bashkëshorte të ardhshme
6:31 PM
Getoari prezanton Florentën si bashkëshorte të ardhshme
Ka udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me grupin Skillz për realizimin e një videoklipi të ri që pritet të jetë po aq i nxehtë sa bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun. Do të jetë ky një nga bashkëpunimet e shumta të rradhës që Getoar Selimi ka ndërmend të bëjë me artistë të tjerë shqiptarë. Pas këtij bashkëpunimi do të pasojë dhe dueti me Dafina Zeqirin që akoma nuk është përfunduar për shkak se këngëtarja gjendet në Australi për realizimin e një videoklipi tjetër.Këto janë pak a shumë disa nga planet të cilat i ka bërë të ditura Getoari për këtë sezon. Geti është shumë i zënë me punë pasi edhe nëpër koncerte grupi i tij kërkohet shumë pas lançimit të shumë hiteve të cilat edhe sot e kësaj dite dëgjohen shumë. Por në anën tjetër edhe jeta e tij private ka qenë gjithmonë në shenjestër të shtypit rozë dhe kjo për shkak se vetë rep këngëtari dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes pas shumë lidhjeve dhe aventurave që ka bërë me femra të njohura e të panjohura.E fundit që është gjendur në krahët e tij është një bukuroshe me emrin Florenta Islami, e cila si duket ka rrëmbyer zemrën e Getoarit. Këngëtari 29 vjeçar ndoshta mendon që në një të ardhme të shkurtër t’i japë fund beqarisë pasi flitet se mes miqve të tij ai e ka prezantuar Florentën si bashkëshorten e tij të ardhshme. Të njëjtat komente ai i ka bërë dhe në profilin e tij në facebook duke shkruar poshtë imazheve se është fotografuar me gruan e tij. Se si do të ecë kjo lidhje nuk dihet, të paktën dëshirojmë që mos përfundojë si shumë lidhje të tjera që ka pasur Getoari më herët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D