Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Getoari fejohet me Florentën
7:12 PM
Getoari fejohet me Florentën
Ai tashmë është fejuar, me po të njejtën bukuroshe të cilën e përmendëm me lartë. Ceremonia e fejesës është realizuar më 25 gusht në mesin e një numri të vogël familjarësh dhe miq të reperit.Rep këngëtari kosovar Getoar Selimi si duket dëshiron të rehatohet tashmë kur edhe ka mbushur të 30-tat. Kemi shkruar shpesh për lidhjet dhe aventurat e tij të shumta të cilat i ka realizuar me femra të njohura e të panjohura, disa prej tyre nga interesi e disa edhe nga dashuria. Lidhja e tij e fundit dhe më seriozja ishte me prezentuesen e njohur të RTK-së, vajzën e një biznesmeni të fuqishëm që jetonte në Kroaci, Hana Shehun, kurse këto ditë ai është duke e forcuar lidhjen e tij të dashurisë me një tjetër bukuroshe, ajo quhet Florenta Islami. Akoma e panjohur për publikun, por tashmë është vënë në shënjestër të shtypit rozë për të mësuar sa më shumë se kush është e dashura e Getit, pasi fansat e tij dëshirojnë të dijnë dicka më shumë rreth jetës private të të preferuarit të tyre. Pasi bëri publike lidhjen e tij, një tjetër lajm nga vjen nga Geti. Të gjithë ato vajza të cilat ndoshta dhe kishin ëndëruar që të jenë në krah të tij, ju informojmë se ai tashmë është fejuar, me po të njejtën bukuroshe të cilën e përmendëm me lartë. Ceremonia e fejesës është realizuar më 25 gusht në mesin e një numri të vogël familjarësh dhe miq të reperit, pasi ai nuk kishte preferuar ta bëj shumë të madhe këtë ceremoni duke dashur të jetë sa më intime dhe më familjare. Getit për momentin nuk i mungon asgjë, femra të bukura dhe seksi gjithmonë ka pasur pranë vetes si dhe gjithashtu një karierë me plot hitë për t’u lakmuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D