Kryesore » 2011 » Shtator » 11 » Genta, Loriku, Tuna, Erioni, Gjergj e Xhejsi Jorgaqi, bashkë për të kënduar himnin e Aleancës Kuq e Zi
2:08 AM
Genta, Loriku, Tuna, Erioni, Gjergj e Xhejsi Jorgaqi, bashkë për të kënduar himnin e Aleancës Kuq e Zi
o të jetë një himn me vargje patriotike e muzikë moderne. Dhe do të jetë himni i Aleancës Kuq e Zi. Vargjet dhe muzika e këngës janë shkruar nga kantautori i njohur Gjergj Jorgaqi, i cili edhe këndon në realizimin muzikor, që tashmë ka përfunduar regjistrimin dhe ku këndojnë së bashku emra të njohur të muzikës. Bashkë me Gjergjin këndon e bija e tij këngëtare, Xhejsi Jorgaqi, Erion Korini, këngëtarja kosovare, Genta Ismajli, këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu dhe për suprizë të të gjitha fansave të futbollit, do të këndojë kësaj here dhe futbollisti i njohur Lorik Cana.Me vargje patriotike dhe muzikë shumë rock ata kanë realizuar himnin e Aleancës Kuq e Zi, që do t’i shoqërojë ata në të gjitha lëvizjet e tyre për mbrojtjen e kauzave të tyre. Duket se pjesë e kësaj lëvizjeje po bëhen kështu dhe personazhet e botës së televizionit, siç ishte rasti i "Miss Albania 2010”, 19-vjeçares nga Vlora, Arnita Beqiraj, e cila deklaroi angazhimin e saj në Aleancën Kuq e Zi. Kjo aleancë në lëvizjen e saj ka aspiruar për kauzën e shumë disktutuar të deklarimit të kombësisë dhe fesë në të cilën beson, duke qenë kundër inventarizimit e, shumë prej të cilëve që e sugjerojnë këtë, ndër ta edhe fqinjët grekë, e konsiderojnë si lehtësisht të provueshme se nuk kanë asnjë të dhënë të tillë në regjistrimet e tyre. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D