Kryesore » 2011 » Gusht » 5 » Genta Ismaili padit "Arbonin"
3:20 PM
Genta Ismaili padit "Arbonin"
Genta Ismaili, këngëtarja e mirënjohur kosovare i drejtohet gjykatës për piraterinë me këngët e saj.Goci Music Corporation, me bazë në Miçigan, SHBA, e cila është e angazhuar në shpërndarjen e muzikës si dhe menaxhimin e biznesit muzikor të Genta Ismajlit, ka marrë shërbimet ligjore të firmës juridike First Legal Solutions me bazë në Kosovë, për të mbrojtur katalogun muzikor të Genta Ismajlit, imazhin dhe paraqitjen nga keqpërdorimet në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e autorit.Kjo kompani ka hedhur në gjyq shoqërinë muzikore "Arboni” në Gjilan, si dhe "Albanote” nga Maqedonia, të cilët kanë hedhur në treg katalogun muzikor dhe fotografitë të Genta Ismajlit të mbrotjura me të drejtën e autorit. Një veprim i tillë është ndërrmarrë pa konsultim apo lejen përkatëse nga këngëtarja Ismaili.Por kompania Goci Music Corporation ka denoncuar edhe kompaninë shqiptare "Albatrade”, e cila është duke reklamuar hitin e Genta Ismajlit "Guximi” si të përfshirë në një CD me përmbledhje të titulluar "Hitet e verës”. Sipas konsulentëve ligjorë, kënga nuk është fare e përfshirë në CD.Genta Ismaili ka twrhequr vëmendjen e disa prej kompozitorëve dhe producentëce më të famshëm botëror si të gjyqtarës të American Idol, Kara DioGuardi, Billy Mann si dhe fituesit e cmimit Grammy, the Berman Brothers.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D