Kryesore » 2011 » Qershor » 1 » “Fitorja e Sinqertë” thyen rekordin e “Tequila Vava”
9:24 PM
“Fitorja e Sinqertë” thyen rekordin e “Tequila Vava”
Vetëm pak ditë pasi "Tequila Vava” e Florit, Albatritit dhe Nogës kishte thyer rekordin e shikueshmërisë për një këngë shqiptare në rrjetin më të madh social të videove YouTube, është kënga e re e lansuar së fundmi nga reperët 2po2 dhe Unikkatil, "Fitorja e Sinqertë” ajo që ka vënë rekordin e ri në YouTube.
Për 24 orë kënga "Fitorja e Sinqertë” në YouTube ka arritur të gjenerojë zyrtarisht 100 mijë shikime, edhe pse besohet se kemi të bëjmë me rreth 120 mijë shikime. Kjo ka bërë që kënga e albumit "Authentic” të jetë në pozitën e 83-të në listën e videove më të shikuara në YouTube, që përbën rekord të ri.
Nuk është ky i vetmi rekord që është thyer nga "Fitorja e Sinqertë” në YouTube Charts. Hiti i lansuar ditë më parë gjendet në pozitën e 22-të të videove më të komentuara në YouTube (rreth 7000 komente), një statistikë kjo vërtet e jashtëzakonshme për një projekt shqiptar në internet.Pos tjerash, vlen të përmendet se albumi "Authentic” pas publikimit ka zënë vendin e katërt në iTunes të Zvicrës.YouTube së fundmi ka lansuar shërbimin YouTube Charts që u lejon vizitorëve të shohin statistikat e videove më të shikuara dhe më të diskutuara për një periudhë të caktuar kohore. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D