Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Fejesa e Getoarit, mungojnë koleget. Arsyeja? I ka pasur të gjitha të dashura
4:57 PM
Fejesa e Getoarit, mungojnë koleget. Arsyeja? I ka pasur të gjitha të dashura
Një festë shumë glamour është realizuar me rastin e fejesës së rep-këngëtarit Getoar Selimi me të përzgjedhurën e tij, bukuroshen Florenta Islami. Mbrëmja është mbajtur këtë javë në hotel "Emerald” në Prishtinë, në mes të një numri të madh të ftuarish. Salla ku ishte organizuar fejesa, shkëlqente nga dekori, ndërsa të ftuarit si gjithmonë të veshur me shumë shije. Thuhet se për gjithë organizimin e kësaj fejese ishte përkujdesur e ëma e Getit, zonja Florije Kemendi Selimi, e cila ishte ajo që priste gjithë të ftuarit në hyrje të hotelit, së bashku me djalin tjetër, Liberianin. Ajo që vihej re nga gjashtë albumet me fotografi që e ëma e Getit kishte postuar në profilin e saj, ishte se ndër të ftuarit dominonin shumë fytyra publike meshkuj, ndërsa mungonte gjinia femërore dhe femrat e njohura VIP. Ndër të ftuarit, përveç familjarëve të tij, të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit Skillz (Ledri dhe Visari), Milot Binaku (ish i dashuri i Genta Ismajlit), stilisti Valdrin Sahiti, Noga, Drin Zatriqi (menaxheri i Dafina Zeqirit), disa rep-artistë të tjerë, që nuk janë shumë të njohur, si dhe shumë të ftuar që nuk i përkasin ekranit. Duke e ditur që Geti ka shumë miq në muzikë me të cilët edhe ka bashkëpunuar, siç duket, asnjë nuk e kishte nderuar ose të paktën nuk ka pasur ftesa nga ai. Një tjetër arsyetim vinte se Geti me shumicën e femrave të këngës ka pasur lidhje dhe ka qenë e pakuptimtë që t’i ftojë në ceremoninë e fejesës, pasi në një farë mënyre do të lëndonte tashmë të përzgjedhurën e tij, Florentën, me të cilën për herë të parë ka bërë një hap drejt fejesës, ndryshe nga lidhjet e tjera që ka pasur rep-këngëtari. Nga Shqipëria mbase nuk kishte asnjë të ftuar ose të paktën nga gjashtë albumet që hulumtuam ne, në asnjërin nuk gjetëm dikë të njohur. Nuk ishte as Stresi me të cilin ka planifikuar duet, as Çiljeta, Flori e Elvana, po ashtu nuk ishte Nora Istrefi, e cila është përfolur për një lidhje para shumë vitesh, të cilën e kanë pranuar të dy, por edhe ajo mungonte. Nuk ishte e pranishme as Genta Ismajli, e cila si duket kishte bërë përgatitjet për nisje në koncertin e saj në Nju Jork, por as Dafina Zeqiri, e cila po ashtu kishte paralajmëruar bashkëpunim me Getin. Nuk ishte gjëkundi as Tuna e asnjë femër tjetër e estradës. E fejuaram Florentam ishte veshur me shumë shije, një fustan i cili ishte dizajnuar enkas nga stilisti Sahiti, si dhe me një krehje shumë të bukur. Kjo bënte që biondja e Getit të shkëlqente atë natë. Më shumë e lumtur shihej se ishte e ëma e Getit, Florija, e cila me shumë dëshirë kishte pritur e përcjellë të gjithë të pranishmit në mbrëmje, kurse për argëtim ishte kujdesur këngëtarja e njohur kosovare, Teuta Selimi, e cila kishte udhëtuar për këtë ceremoni nga Zvicra.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D