Kryesore » 2011 » Gusht » 24 » Era Rusi: Se shpejti me nje videoklip te ri
7:11 PM
Era Rusi: Se shpejti me nje videoklip te ri
Klipi me i fundit i saj eshte ai i kenges me titull "Ajo”, nje kompozim i Briz Musaraj dhe Indri Dj, me tekst te Rozana Radit.Era Rusi eshte nje kengetare qe numeron vetem disa vite qe kur ka shkelur per here te pare pragun e tregut muzikor shqiptar, dhe pavaresisht kohes se shkurter, tashme eshte boll e njohur per publikun. Jo aq nga klipet e shumta me imazhe seksi, sesa si vajza me zerin e bukur qe la Greqine per Tiranen dhe qe cdo vit nuk mungon ne asnje festival te kenges. Festivali i radhes ku kengetarja teper dinamike do te marre pjese eshte "Kenga Magjike”. Jo vetem eshte e pelqyer nga publiku per zerin e saj teper kumbues, por gjithashtu eshte vleresuar edhe me disa cmime ne disa evenimente te muzikes shqiptare dhe asaj greke. Deri tani ka arritur tek cmimi i dyte i festivalit ne RTSH 2005, "Best Voice” tek Kenga Magjike 2010, apo tek cmimi i Publikut tek spektakli "Netet e Klipit 2010″. Dhe me gjithe ndonje zhgenjim qe ka hasur rruges sa i takon menyres se zgjedhjes se fituesve ne festivale, duket se nuk ka nder mend te heqe dore nga asnjeri prej ketyre eventeve. Cdo fundjave punon ne nje nga klubet me me emer te Tiranes me nje bande muzikore profesioniste, merr pjese ne festivale, perzgjedh bashkepunetoret dhe mendon per klipe dhe kenge qe te pelqehen nga publiku. Klipi me i fundit i saj eshte klipi i kenges "Ajo”, nje kompozim i Briz Musaraj dhe Indri Dj, me tekst te Rozana Radit. "Ajo” eshte historia e nje vajze e cila zhgenjehet nga dashuria e pare ne adoleshence dhe qe nga ai moment jeta e saj merr nje rrjedhe ndryshe nga cfare e kishte imagjinuar. Kerkon dhe dashuron gjithnje njerezit e gabuar. Pavaresisht si e gjykojne njerezit, ajo vazhdon me koken e saj dhe nuk degjon asnjeri…E diplomuar per performance dhe muzike moderne ne Akademine e Muzikes "Philipos Nakas” ne Athine (filial i "Berklee College of Music”, Boston), ajo ka pasur rastin te testoje edhe tregun grek te kenges - ne vitin 2003 ka fituar cmimin e dyte ne festivalin pop rock te kenges ne Greqi dhe dy vjet me pas cmimin e pare. Ne vitin 2004 ka dale e dyta ne spektaklin "Na i efqeria” (‘Ja ku eshte shansi’), i ngjashem me "Ethet” ketu. Pasi ka mbaruar pushimet, kengetarja premton nje sezon te ri plot muzike te bukur dhe atmosfere.
Kemi hyre ne gjysmen e dyte te gushtit, ju i keni bere pushimet per kete sezon veror apo akoma jo? Nese po, c’mund te na thoni me shume per pushimet. Si ishin ato?
Kam kombinuar punen dhe pushimet per rreth 10 dite ne Rimini, kalova me te vertete shume bukur. Gjithashtu, sapo erdha nga nje fundjave ne Selanik dhe po mendoj fundjaven tjeter ku te shkoj… me kaq besoj se do ta mbyll, pasi fillon sezoni i ri ne ‘Cavaliero’ Live me prova dhe pergatitje per nje sezon plot muzike te bukur dhe atmosfere.
Zakonisht preferoni Shqiperine per te pushuar apo zgjidhni te largoheni jashte saj?
Natyrisht qe bregdeti shqiptar eshte magjepses dhe nuk do mundja dot te rezistoja pa shkuar (qesh). Kudo ku kam qene per koncerte, jam munduar ta alternoj edhe me pak plazh.
Me cfare eshte marre Era gjate muajve te fundit?
Gjate muajve te veres kam udhetuar shume per koncerte dhe per kete dua te falenderoj te gjithe dashamiresit e muzikes sime per mikpritjen e ngrohte dhe emocionet qe kemi ndare. Gjithashtu, kam punuar per kengen dhe klipin tim me te fundit qe titullohet "Ajo”. Realizimi i ketij klipi eshte bere ne Rimini dhe pres te shfaqet se shpejti.
Si nis nje dite e zakonshme per ju?
Nje dite e zakonshme vere nuk ka plane dhe fatmiresisht orare te percaktuara te zgjimit (qesh), pervec diteve te programuara te koncerteve. Se pari mundohem te ngopem me gjume, pasi gjate dimrit me mungon shume per shkak te shkolles qe me detyron te zgjohem heret dhe fundjavave ku performoj live. Me pelqen te llastoj veten dhe ta bej cdo gje me qetesine me te madhe (qesh). I perkushtohem shume familjes gjate paradites dhe drekes, ndersa darkat ja kushtoj shoqerise.
Cfare ju pelqen te beni pervecse te merreni me muzike?
Me pelqen shume te udhetoj dhe te zbuloj bukurite e natyres dhe trashegimite kulturore te vendeve ku shkoj.
Pervecse kendoni ne nje nga klubet me ne ze te Tiranes, a ka ndonje te re per publikun?
Nje nga planet me te aferta eshte pjesemarrja ne festivalin ‘Kenga Magjike’, ku do te paraqitem perseri me nje kompozim te Adrian Hiles dhe tekst te Rozana Radit. Kaq mund te them per momentin.
Keni folur per nje videoklip te ri. Do donim te dinim me shume rreth tij.
Kenga "Ajo” eshte nje kompozim i Briz Musaraj dhe Indri Dj, me tekst te Rozana Radit. "Ajo” eshte historia e nje vajze e cila zhgenjehet nga dashuria e pare ne adoleshence dhe qe nga ai moment jeta e saj merr nje rrjedhe ndryshe nga c’e kish imagjinuar. Kerkon dhe dashuron gjithnje njerezit e gabuar. Pavaresisht si e gjykojne njerezit, ajo vazhdon me koken e saj dhe nuk degjon asnjeri…
Si jane marredheniet tuaja me kengetaret e tjere?
Kam shume marredhenie te mira me te gjithe koleget e mi. I vleresoj dhe i mbeshtes ne punen e tyre.
Ju keni vendosur te beni karrieren tuaj ketu ne Shqiperi. Mendoni se keni bere zgjedhjen e duhur?
Jam e kenaqur me ecurine time deri tani. Publiku tashme me njeh dhe se bashku kendojme kenget e mia. Kjo gje me emocionon shume dhe me inkurajon per te ecur perpara duke realizuar produksione akoma dhe me te mira.
Momenti me i bukur gjate karrieres suaj artistike?
Kam perjetuar shume momente te bukura dhe eshte e veshtire te perzgjedh nje. Por, mund te them se cmimi "Best Vocal” ne festivalin "Kenga Magjike” me beri me te vertete te ndihem e lumtur, pasi ne nje festival kaq prestigjioz, ku marrin pjese kengetaret me te afirmuar te vendit, une u vleresova si zeri me i bukur.
Cfare mendoni se do benit nese nuk do t’i ishit perkushtuar muzikes?
Nuk e kam menduar asnjehere se si mund te ishte jeta ime pa muziken…
Cila eshte gjeja me e rendesishme ne jeten tuaj per momentin?
E rendesishme per mua eshte te bej sa me shume muzike te pelqyeshme per publikun, duke ruajtur nje standard te larte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D