Kryesore » 2011 » Korrik » 9 » Enver Petrovci ndërron Jaguar-in me një apartament
4:53 PM
Enver Petrovci ndërron Jaguar-in me një apartament
Ëndrra e çdo konkurrenti të edicionit të dytë të "Dancing with the Stars” ishte një jaguar. Makina joshëse i vuri edhe më tepër në konkurrencë personazhet VIP. Por "fati” e solli që atë të mos e fitonte asnjë i ri, por një aktor rreth të 60-ave, që sipas gjasave ishte më i shkathët se të tjerët. Nejse. Fituesi i DWTHS, Enver Petrovci, aktori i mirënjohur prej javësh është pronar i makinës Jaguar, trofe i këtij spektakli. Ajo që ka mësuar "MAPO”, është fakti që për Enverin nuk ka qenë aq shtysë makina sesa thjesht çmimi i parë. Konstatim ky që vjen prej faktit, se vetë Enveri nuk ka ndonjë afeksion ndaj kësaj makine. Aq, sa ai ka vendosur ta ndërrojë Jaguar-in e tij me një apartament… Eh… Ndodh dhe kështu. Aktori nga Kosova, i cili ka një gjendje të mirë monetare, dhe ka në zotërim dy makina të tjera (sipas burimeve tona) nuk është i fiksuar pas makinës së re dhe madje atë e ka nxjerrë në ankand, le të themi… Pas disa bisedave me një biznesmen në Tiranë, Enveri ka vendosur të ndërrojë makinën e tij me një apartament. Fakti që ai është shpesh e më shpesh në kryeqytetin shqiptar e bën mëse të nevojshme të pasurit e një banese. Por nga ana tjetër, Enveri nuk ka dashur të shpenzojë në këtë pikë, kështu që ka rënë dakord që makinën e tij, të fituar prej kërcimit, ta shkëmbejë me një apartament. Sipas burimeve tona të sigurta, bëhet fjalë për një shtëpi në një prej pallateve të ndërtuar së fundmi në dalje të kryeqytetit në autostradën Durrës-Tiranë. Madje, Enveri ka parë shumë prej apartamenteve dhe me zor duket se ka vendosur për të zgjedhur një prej tyre. Aktori pas përfundimit të spektaklit, nuk i është ndarë kryeqytetit shqiptar, madje flitet se ai po përgatitet për një projekt teatror, por ende nuk dihet se kur do të jetë koha që do ta shohim këtë realizim. Gjithsesi, ajo që është e dukshme, mbetet fakti se ai po "zhvendoset” në një farë mënyre në Tiranë, për të nisur një etapë të re të jetës së tij.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D