Kryesore » 2011 » Qershor » 12 » Emine Cunmulaj: Jam martuar shumë e re, nuk fajësoj karrierën për divorcin
2:08 PM
Emine Cunmulaj: Jam martuar shumë e re, nuk fajësoj karrierën për divorcin
Për momentin, Emine Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë, që ka pozuar në kopertinat e revistave prestigjioze, si "Vogue”, "Elle”, "Fashion”, "Marie Claire” etj. E divorcuar, 26-vjeçare, ajo jeton në SHBA, ndërsa sfilon kryesisht në pasarelat e Nju-Jorkut, Parisit, Londrës dhe Milanos, Emina, ku ka ekspozuar ndër vite veshjet e firmave "Versace”, "Dolce & Gabana”, "Fendi” etj. Së fundmi, gjatë muajit të kaluar, ajo ka qenë edhe në Shqipëri. Në mënyrë shumë private, por që nuk ka arritur dot ta mbajë sekrete. Për më tepër që e ka tradhtuar një foto ku ajo me një fustan shumë seksi dhe pamje joshëse pozon para disa djemve të veshur me kostume popullore shqiptare. Një ndërthurje e traditës me modernen, ideja e së cilës mësohet se i ka ardhur gjatë shëtitjeve të saj në qytetet shqiptare, si Berat, Vlorë, Tiranë etj. Megjithatë, Emina nuk ka arritur të qëndrojë dot gjatë në Shqipëri, pasi, përveç sfilatave, i ka hyrë një tjetër aventure të bukur artistike, siç është kinemaja. Mësohet se asaj i është ofruar një rol në filmin "Virgin eyes”, angazhim të cilin ajo tashmë e konfirmon dhe thotë që e ka pranuar me shumë kënaqësi. Fundja, ajo tashmë është një femër e lirë, krejt e fokusuar në karrierë, pas një martese fillimisht të lumtur, siç e thekson ajo. "Jam martuar shumë e re. Nuk e fajësoj karrierën për problemet në jetën martesore”, përgjigjet Emina, ndërsa shton se lidhjet me Shqipërinë do të vijnë duke u forcuar, pasi po reklamon edhe xhinset e një firme shqiptare. Ah, kur përmendet epiteti "shqiptar”, ajo është zemërgjerë… Të gjithë reklamën për xhinset shqiptare po e bën pa para. Dhe diçka e orës së fundit: Sapo mësuam se Emina ka një dashuri të re në horizont… Kaq për sot!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D