Kryesore » 2011 » Tetor » 2 » Elvana Gjata përgatitet për klipin e ri… Fryn buzët dhe bie 5 kilogramë
5:05 PM
Elvana Gjata përgatitet për klipin e ri… Fryn buzët dhe bie 5 kilogramë
Elvana Gjata është duke realizuar klipin e saj të ri, nëse ky klip publikohet menjëherë pas xhirimeve, atëherë Elvana Gjata do të bëhet e para këngëtare shqiptare, e cila ka realizuar katër videoklipe brenda një kohe rekord prej më pak se gjysmë viti. Realizimin e klipit e ka marrë përsipër " Provideo”, të cilët premtojnë se ky do të jetë një ndër klipet më të mira të realizuara deri më sot nga ndonjë artist.Megjithatë, producentët e klipit refuzojnë të japin më shumë detaje rreth xhirimeve apo fabulës së klipit. Ndërkohë mësohet se për të qenë gati për këtë klip, Elvana është përgatitur si kurrë në jetën e saj. Si fillim me ndihmën e kolegeve, të cilat ia kanë marrë dorën ndërhyrjeve estetike, Elvana i është drejtuar një kirurgu plastik për të përmirësuar pamjen.Për herë të parë në jetën e saj, këngëtarja ka fryrë buzët. Por, për një efekt sa më natyral, këngëtarja ka kërkuar të mos injektojë dozën e plotë të aciditetit ialuronik. Kjo është edhe arsyeja përse buzët e këngëtares vazhdojnë të duken natyrale. Së dyti, këngëtarja ka pësuar një rënie drastike në peshë, e dukshme edhe në foton e publikuar në kopertinën e një reviste kosovare. Për të gjitha arsyet e mësipërme, klipi i ri i saj mezi pritet nga fansat, por edhe nga ata që nuk janë fansa por kuriozë, që mezi presin të shohin në look ndryshimet e këngëtares së suksesshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D