Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Eliza Hoxha së shpejti finalizon albumin e tretë
1:39 PM
Eliza Hoxha së shpejti finalizon albumin e tretë
Gjithnjë me energji pozitive dhe projekte përmbajtjesore, sa më shumë shkojnë vitet ajo vjen gjithnjë e më e plotësuar dhe më sigurt para publikut. Eliza e nisi këtë vit me baladën " Të dua veç ty" e cila u përcoll me një klip të thjeshtë e të pastër duke na kthyer në vitet e mëhershme të performancave teatrale "live" që kanë të bëjnë me komunikimin direkt dhe të sinqertë me publikun.Ka kohë që këngëtarja Eliza Hoxha është duke punuar në albumin e saj të tretë, i cili sipas saj do të jetë i pasur më shumë nga këngët hite dhe fituese të festivaleve të viteve të fundit por edhe me shumë këngë të reja.Gjithnjë me energji pozitive dhe projekte përmbajtjesore, sa më shumë shkojnë vitet ajo vjen gjithnjë e më e plotësuar dhe më sigurt para publikut. Eliza e nisi këtë vit me baladën " Të dua veç ty" e cila u përcoll me një klip të thjeshtë e të pastër duke na kthyer në vitet e mëhershme të performancave teatrale "live" që kanë të bëjnë me komunikimin direkt dhe të sinqertë me publikun.
 Kënga u mirëprit dhe u pëlqye shumë duke qenë se ende vazhdon të kërkohet dhe transmetohet në mediumet shqiptare. Bashkëpunimi me grupin ‘Etno Engjujt’ në këngën "Unë jam si ti" dedikuar fëmijëve të prekur nga sindroma ‘Down’, ishte projekti i dytë i cili u prezantua me 21 mars të këtij viti, në ditën ndërkombëtare të personave të prekur nga sindroma ‘Down’.Ndërsa tani është duke ia realizuar videoklipin kësaj kënge. "Këto ditë jam duke punuar videoklipin e këngës ‘Unë jam si ti’, i cili pritet të jetë së shpejti para publikut. Po ashtu, vazhdoj të punoj edhe në albumin tim të radhës i cili shumë shpejt do të finalizohet”, ka thënë ajo për "Zëri”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D