Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Edona Llalloshi pozon shtatzënë
4:53 PM
Edona Llalloshi pozon shtatzënë
Kanë ngelur dhe shumë pak javë që këngëtarja e njohur Edona Llalloshi të bëhet nënë dhe të sjellë në jetë vajzën e saj të parë nga lidhja me biznesmenin e njohur Gazmend Haxhifejzullahu, duke iu bashkëngjitur kështu listës së gjatë të femrave VIP, të cilat janë bërë nëna. Sipas gazetës Panorama, së bashku me Gazmendin, tashmë janë vendosur në vilën e tyre të re në Prishtinë dhe po bëjnë përgatitjet e fundit për pritjen e bebit të vogël, duke menduar dhe një emër të bukur për të. Krahas këtyre aktiviteteve, Edona ka dashur që të ketë si kujtim të shtatzënisë, një set me fotografi profesionale, të cilat i ka realizuar vëllai i saj, Miloti. E veshur me disa fustane elegante ngjyrë të kaltër dhe rozë tipike për shtatzëna, Edona ka pozuar edhe me bashkëshortin e saj, Gazin. Sigurisht që këto foto do t’i ngelin këngëtares si kujtim i bukur nga shtatzënia e parë me baba biznesmenin e njohur, me të cilin ishin njohur rastësisht përmes shoqërisë dhe kishin vendosur të fejoheshin e më pas edhe të martohen, pasi këngëtarja kishte ngelur shtatzënë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D