Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Editës i pëlqejnë sytë dhe këmbët e veta…
5:13 PM
Editës i pëlqejnë sytë dhe këmbët e veta…
Në një intervistë për Kosovapress këngëtarja bukuroshe, Edita Sopjani, ka deklaruar se djali i ëndërrave të saj duhet të jetë një mashkull pasionant, i shkathët aty ku duhet, ndërsa thotë se për evenimente i pelqen të vishet me fustan elegant dhe sexy.
Në këto momente çka keni veshur?
Jinse blu, një bluzë të bardhë dhe një setër mbi.
Për një eveniment të rëndësishëm çka vesh?
Ndonjë fustan elegantë dhe sexy.
Në jetën e përditshme zgjedh taka të larta apo?
Çdo herë i kam dashur takat dhe e kam veshtirë të dal pa to, i praktikoj shumë dhe rrallë herë mbath të ulta.
Çka është eleganca për ju?
Sopjani: Bukuria e femrës!
Në veshje ikona juaj?
Nuk kam ndonjë të veçantë, ngase ka shumë që më pelqejnë.
Përzgjedhjen e garderobes ku e bënë ?
Përzgjedhjen e garderobes e bëj në çdo vend ku shkoj.
Blerja e fundit në veshje?
Gjerat e klipit të ri kishte shumë.
Cila është gjëja e preferuar e tualetit?
Hijet e syve.
Parfumi juaj më i dashur?
Gucci Guilty & Calvin Klein.
Cila pjesë e trupit tuaj ju pelqen më së shumti?
Sytë dhe këmbët!
Cili tip i mashkullit të pelqen?
Një mashkull i duruar dhe pasionant, pse jo të jetë i shkathët aty ku duhet!
Do zgjidhje një histori pasionante apo sentimentale?
Një histori pasionante me kënaqesi.
Ke ndonjë pasion të veçantë, për të cilin ia vlen të ndalemi dhe të flasim?
Pos muzikes, pasion kam vallëzimin dhe aerobikun që i praktikoj shumë.
Ju ka ndodhur ndonjëherë të dilni nga shtëpia pa portofol? Ka qenë shqetësuese situata?
Më ka ndodhur, por nuk ka qenë aq shqetësuese, pasi që çdo herë jam e rrethuar me njerëzë të mirë dhe të kuptueshëm, janë gjëra që secilit nga ne mund t’i ndodhin.
Je ndopak e zonja me paratë apo je dorëlirë?
Jam dorëlirë!
Cilat janë planet afatshkurtra?
Sopjani: Angazhimet rreth festave të fundëvitit.
Ju faliminderit për intervisten tuaj!
Falemnderit dhe juve, ju pershendes juve dhe gjithë fansat!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D