Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Edita Abdiu me album “One”
1:00 PM
Edita Abdiu me album “One”
Fituesja e sezonit të parë të emisionit të njohur muzikor në Gjermani "X Factor”, Edita Abdiu (Abdieski) po vazhdon me sukses karrierën e saj muzikore. Edita është e lindur në Bernë të Zvicrës nga babai shqiptar i Maqedonisë dhe nëna shqiptare nga Mali i Zi. Ajo është fëmija më i madh i familjes, ndërkohë babai i saj ka vdekur nga një sëmundje të pashërueshme kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe.
Shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Bernë të Zvicrës, ndërsa tash e disa vite jeton në Keln të Gjermanisë.
Në një kohë rekord, pasi fitoi vendin e parë tek "X Factory”, ajo realizoi duet me Ricky Martin këngën "The Best Thing About Me Is You’’, finalizoi videoklipin e këngës "The key”, fitoi çmimin "Diva award 2011” në kategorinë "Talenti i vitit’’ si dhe u nominua për çmimin "Prix Walo” si zbulim i vitit në Gjermani.Gjatë po këtij viti ajo lansoi edhe albumin e saj debutues të titulluar ‘’One’’. Më shumë mund të lexoni në intervistën që ka dhënë për gazetën "Zhurnal plus"".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D