Kryesore » 2011 » Tetor » 27 » Eda Zarin nesër në Prishtinë
5:17 PM
Eda Zarin nesër në Prishtinë
Jazz këngëtarja e njohur shqiptare, Eda Zari, do të "shkelë" këtë të premte në Prishtinë, për të promovuar albumin e saj të fundit "Toka Incognita" (Toka e panjohur). Lajmi bëhet i ditur në uebfaqen zyrtare të Zarit, ku data e 28 tetorit është rezervuar për koncertin e saj në Prishtinë. Ndonëse aty shkruan se koncerti do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jetë Amfiteatri i Shkollës Amerikane të Kosovës në kryeqytet nikoqir i bendit të Zarit."Zare" dhe "Kroi i fshatit tonë" janë vetëm dy nga 12 këngët që përthekohen në albumin e ri të këngëtares. Ajo do të interpretojë "live" gjithë albumin e saj. Këngët për albumin e nëntë Zari i ka kompozuar vetë. Në bendin e saj prej tetë anëtarësh bëjnë pjesë edhe një nga instrumentistët më të mirë Rhani Kija, pjesë e grupit të këngëtarit Sting, pastaj kitaristi i famshëm Dominic Miller, si dhe djali 17-vjeçar i këngëtares, HenningVetë Zari, në faqen e saj të internetit, albumin e fundit të saj e përshkruan si një përmbledhje e fortë e muzikës polifonike shqiptare, duke u qëndruar besnike tingujve të jazzit.

"'Isot' dhe në veçanti muzika polifonike e jugut të Shqipërisë kanë qenë vazhdimisht frymëzim për mua", ka shkruar Zari.

"Kam vendosur që të krijoj versionin tim të muzikës polifonike dhe etnik jazzit, duke i shtuar kësaj historie të pasur edhe zërin dhe shpirtin tim".

Në Prishtinë, Zari me bendin e saj vjen vetëm shtatë ditë pas premierës së albumit "Toka e panjohur" në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë.

Ajo dhe grupi i saj dëshirojnë që të marrin "miratimin" e publikut shqiptar para se të dalin në një turne nëpër Evropë. Pas Tiranës dhe Prishtinës, gërshetimi i muzikës tradicionale shqiptare me jazz do të shëtisë nëpër Evropë, duke filluar nga janari i vitit që vjen.

Eda Zari është dëshmuar të jetë shumë e adhuruar në Kosovë, pas interpretimeve të saj, ndër të tjera edhe në festivalin e vetëm të muzikës jazz në Kosovë, "Jazz Festival Prishtina".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D