Kryesore » 2011 » Korrik » 8 » E vërteta e “tradhtisë” së Vesa Lumës
2:43 PM
E vërteta e “tradhtisë” së Vesa Lumës
Këngëtarja e njohur Vesa Luma është akuzuar për "tradhti kontraktuale” nga Besfort Hasanaj, i cili menaxhon një faqe interneti me mbi 2000 video, ku përfshihen klipe të artistëve shqiptarë, intervista televizive të tyre, koncerte etj. Përmes një komunikate për shtyp, ai ka bërë me dije për mediet se Vesa – që ai e cilëson "lopë” – e ka "tradhtuar”, pasi ka thyer kontratën që ka nënshkruar me të në janar të këtij viti për publikimin dhe shpërndarjen e klipeve të saj në Youtube deri më 30.12.2015.Vesa ka ndryshuar qëndrim, pasi ka nënshkruar një kontratë tjetër – sipas tij – "të fshehtë” me Aldor Ninin, juristin e kompanisë "Easycom” që mbron artistët shqiptarë nga pirateria. Hasanaj ka shkruar në faqen e tij në internet se Aldor Nini – të cilin ai e cilëson grek – ka krijuar një lidhje dashurore me këngëtaren bionde, ndërsa ajo jetonte në Tiranë pasi merrte pjesë në spektaklin "Dancing with the stars”. Besforti pretendon se Vesa Luma dhe Aldor Nini kanë tentuar të pezullojnë nga Youtube llogarinë e tij, duke fshirë tri video të këngëtares. Hasanaj, në pretendimin e tij ka theksuar se Nini i "fshin” këto video nga Youtube, që më pas fansat t’i blejnë me para hitet e këngëtarëve të tyre të preferuar, përmes tij, në Amazon apo iTunes. Sipas një rregulli që funksionon online, nëse fshihen me copyright (të drejtë autori) tri video nga një faqe, atëherë kjo faqe pezullohet. Kohë më parë, sipas Hasanajt, kompania "Easycom” ka arritur që me ndihmën e këngëtareve që ai i quan "lavire” G. K. dhe L. J. të pezullojë faqen tjetër të Besfortit, atë kryesoren për tregun evropian – ku ai hidhte vazhdimisht materiale të artistëve shqiptarë. Fill pas këtyre akuzave, ka ardhur edhe reagimi i Vesës: "Sapo lexova shkrimin më qesharak që kam parë ndonjëherë. Një njeri i quajtur Besfort Hasanaj, me fjalorin e tij prej rrugaçi flet për mua dhe këngëtarë të tjerë e kompozitorë të njohur, duke pretenduar se videot e këngëtarëve shqiptarë janë pronë e tij”. Biondina e hitit "Amanet” është mjaftuar me kaq, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë ka nënshkruar me të një kontratë që i mundëson Besfort Hasanajt të drejtën për të publikuar në faqen e tij videot e këngëtares, deri më 30.12.2015. Ndërkohë, në Youtube, Vesa ka tanimë një account – llogari të saj, ku mund të klikojnë të gjithë fansat. Të njëjtën gjë e ka bërë prej disa kohësh edhe Genta Ismajli.

Aldor Nini: Vesa nuk ka nënshkruar që Hasanaj të fitojë para prej saj

"Vesa Luma është kliente e kompanisë "Easycom sh.p.k”, kompani që as nuk i ka marrë të drejta Vesa Lumës e as nuk përfiton nga materialet e saj. Kompania jonë ofron mundësi të ndryshme për artistët shqiptarë, mundëson lidhjet dhe nuk ndërhyn mes tyre ose përfitimeve”, – bëri dje me dije për "Standard” Aldor Nini i "Easycom”. Sipas tij, kostot e shërbimit janë për të gjithë artistët njëlloj, si për ata që fitojnë 100 euro nëpër koncerte, ashtu edhe për ata që fitojnë 100.000 mijë euro. "Ne i shesim vetëm shërbimin Vesa Lumës, suksesin e ka ajo vetë në dorë. Shërbimi ynë ndaj saj përfshin bllokimin e materialeve të saj muzikore në platformën Youtube, përveç kanalit personal të Vesës, të cilin ajo e administron vetë”, – ka thënë më tej Nini, duke shtuar se "Vesa Luma i ka lejuar Besfort Hasanajt t’i bënte reklamë, por ai pretendonte që po e bënte falas, ndërkohë që nga ana tjetër përfitonte prej materialeve të saj muzikore – sikurse ka ndodhur edhe me këngëtarë të tjerë”. Pra, Vesa Luma nuk ka nënshkruar që Hasanaj të fitojë para prej saj. "Autorizimi i lëshuar nga Vesa Luma kundrejt kompanisë sonë, edhe mbasi është kontrolluar nga avokatura jonë në Gjermani, nuk bie në kundërshtim me veprimet që ka bërë kompania jonë. Besfort Hasanaj ka humbur tri gjyqe në Gjermani kundër kompanisë sonë, për shkak të vjedhjes së të drejtave autoriale të artistëve të ndryshëm. Gjyqi ka vendosur një gjobë prej 250.000 eurosh në çdo çështje, nëse Hasanaj vazhdon me shkeljet e përcaktuara”, – vijon Nini. Duke qenë se Hasanaj nuk iu përgjigj kërkesës së gjykatës për të paguar paratë, me ndihmën e policisë është ndërhyrë në shtëpinë e tij për sekuestrimin e pronave, në këtë rast plaçkave, me qëllim që të shlyhej gjoba. "Por, plaçkat e tij nuk kishin vlerë të mjaftueshme monetare, e duke qenë se ai nënshkroi se nuk ka të ardhura të tjera të çfarëdo lloji, ndaj Besfort Hasanajt, (i cili në fakt merret me aktivitet privat), është çelur aktualisht një proces gjyqësor, ku ai rrezikon të dënohet me 3 vite burg”, – shpjegon Nini. Sipas tij, Hasanaj ka vërtetuar se merr një ndihmë (të paligjshme) prej 640 eurosh në muaj nga shteti gjerman, pasi ka paraqitur dokumente si i papunë, ndërsa përmes faqes së tij, besfort.de, ai bën një xhiro mujore prej 2 mijë eurosh. "Se si mundet të ketë kurajë të prezantojë një biznes si "Besfort Media”, i cili nuk ekziston dhe të deklarojë që merret gjoja me një biznes që përfaqëson artistët shqiptarë, ne nuk e dimë, por e vlerësojmë si mashtrim. Jemi të sigurt që prokuroria si edhe Gjyqi Penal i Gjermanisë do ta dënojnë këtë person me atë gjobë që ka merituar”, – përfundon Aldor Nini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D