Kryesore » 2011 » Gusht » 21 » E do Hollivudin shqiptar, jo atë amerikan
4:56 PM
E do Hollivudin shqiptar, jo atë amerikan
Valentina Ajdari është një këngëtare dhe modele mjaft e talentuar, e cila me zërin e saj të mrekullueshëm ka arritur të tubojë shumë adhurues. Edhe pse jeton në Amerikë, ajo nuk e harron Kosovën dhe mundohet të jetë sa kë prezente atje. Ajo në intervistën për gazetën "Zëri”, flet për të arriturat dhe jetën e saj.Çfarë ju shtyri të merreni me këngë?
Muzikën gjithmonë e kam pasur në zemër, më ka pëlqyer kënga e mirëfilltë shqipe, respektivisht zhanri popullor. Kur fillova me këngë i kuptova më shumë vlerat e muzikës sonë dhe rëndësinë e të kënduarit në gjuhën tonë amtare.
Cila këngë ua hapi dyert e suksesit?
Kënga që hapi dyert e suksesit tim ka qenë balada "Kohë e dashurisë”, që vazhdon të kërkohet edhe pas 4 vjetësh.
Jetoni, në SHBA, atje edhe jeni shkolluar në lëmin e muzikës, identifikoheni si këngëtare e muzikës klasike, përse u përcaktuat për këtë zhanër? Operën nuk e kam ditur se mund ta këndoj. Gjatë studimeve të vokalit, profesori im më shtyri për të interpretuar disa opera dhe në këtë rast atij i pëlqeu shumë. Ndonëse edhe mua ky lloj i muzikës më pëlqeu dhe vazhdova më tej me të. Mund të interpretoj edhe në disa zhanre tjera muzikore si R&B, popullore zbavitëse. Jam rritur me këngët e Mariah Carey, Celine Dion dhe Whitney Houston. Kanë marrë shumë efekt pozitiv në veshin dhe vokalin tim.
Sa të vështirë e kishte Valentina ta gjente veten në një vend të madh dhe të ëndërruar nga të gjithë?
Unë e kam gjetur veten shumë lehtë këtu në SHBA. E falënderoj Zotin për fatin që ma dha, sepse s’kam pasur shanse të këndoj vetëm shqip por edhe në gjuhën angleze. Madje, kam punuar me disa që ua kanë bërë këngët Rihanna-s, Beyonce, Britney Spears, Justin Timberlake etj.
Mirëpo, tani për hir të këngës shqipe, e kam ndërprerë njëkohësisht këngën angleze. Ndoshta në këtë moment po mendoni ‘oh my god, Valentina paska qenë e çmendur që nuk ka vazhduar këtë bashkëpunim, mirëpo t’ju them të drejtën nuk jam fans i Hollivudit amerikan por i Hollivudit shqiptar.
Kam jetuar në Amerikë gjithmonë dhe i kam përcjellë gjithë ata në Hollivud. Nuk më pëlqen jeta e tyre jashtë karrierës aspak.
Cili është dallimi mes këngëtarëve të atjeshëm dhe këtyre kosovarë?
Nuk ka dallim aspak, vetëm gjuha, sepse edhe ne i kemi hapur dyert e çdo lloj zhanri muzikor që ekziston. Kam parë që shumica e këngëtarëve të Kosovës këndojnë edhe në gjuhën angleze dhe këtë e konsideroj si pozitivie se kënga është këngë dhe njeriu e dëgjon dhe këndon për qejfin e vet.
Valentina përveç këngës ju njiheni edhe si modele, ku e ndieni veten më mirë?
Modelimi është i kollajshëm, a din pse? Se bota ka plot vajza të bukura. Por nuk do të thotë që çdo bukuroshe-modele mund të këndojë! Zërin ua fal Zoti vetëm disave. Kështu që e preferoj këngën.
A je e dashuruar?
Jo, nuk jam e dashuruar. Për momentin po fshihet ai, por kur të vijë koha, ai do të dalë (qesh).
ilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Planet e mia? Hmmm. Jam një person që nuk flas por kryej punë. Vërtet nuk më pëlqen të flas për planet, pasi ndoshta ato nuk mund t’i realizoj. Kam shumë incizime të këngëve si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze dhe një ditë do t’i zbuloj për publikun.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D