Kryesore » 2011 » Shtator » 21 » Drenusha Latifi, e zhgënjyer me “Kënga magjike”
1:17 PM
Drenusha Latifi, e zhgënjyer me “Kënga magjike”
Kënga "Future Love” e përgatitur nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Big Bastës, e interpretuar nga Drenusha Latifi, nuk do të hyjë në garë në festivalin "Kënga Magjike”. Këtë vendim Drenusha e mori menjëherë pas bisedimeve që kishte me organizatorët e këtij festivali, nga të cilët është zhgënjyer. "Tani kam përshtypjen se edhe në festivalin "Kënga Magjike” po manipulohen këngëtarët. Për herë të dytë desha të marr pjesë në këtë festival për të cilin kam pasur përshtypje të mira deri më tani, mirëpo tash jam e zhgënjyer. Këtë vit konkurrova me këngën "Future Love”, një këngë mjaft e mirë për nga kritikët e këngës dhe në momentin e fundit më lajmëruan nga stafi i "Këngës Magjike” se kënga për të kaluar më tej në finale fillimisht duhet t’i plotësojë disa kritere që për mua kjo është absurde. Sipas tyre, kënga duhet të testohet mirë dhe më pas të vazhdojë më tutje. Me të kuptuar qëllimin e organizatorëve jam tërhequr nga gara dhe tani nuk do të jem pjesë e "Këngës Magjike”, ka thënë ajo për "Zëri. 
Sipas Drenushës, kënga tani së shpejti do ta ketë edhe videoklipin, të cilin do ta realizoj Top Chanel. "I falënderohem Top Chanel-it, i cili ka marrë përsipër realizimin e videoklipit të kësaj kënge. Ata e kanë vlerësuar se kënga ka nevojë edhe për një videoklip, të cilin do ta përgatitim në Shqipëri ose diku jashtë vendit”, shton ajo. Drenusha shpreson që videoklipi i këngës "Future Love” të pëlqehet në publik
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D