Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Dj Blunt & Real 1 zgjedhin Big Bastën për klipin “Kodi sekret”
4:55 PM
Dj Blunt & Real 1 zgjedhin Big Bastën për klipin “Kodi sekret”
Kanë menduar një titull intrigues, që do të na mbetet ta zbulojmë, me publikimin e klipit "Kodi sekret”. Reperat kosovarë Dj Blunt dhe Real 1 kanë zgjedhur Big Bastën nga Tirana për të realizuar këtë klip të ri, xhirimet e të cilit po realizohen këto ditë në Kosovë. Kjo foto është shkrepur në momentet e xhirimeve të kësaj kënge të re, që është pjesë e albumit të Dj Blunt, titulluar "Classik G”. Klipi, që pritet të jetë një superhit si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, do të nisë transmetimin në kanalet muzikore pas dy javësh, ndërsa kompania që po e xhiron është "EMF Creative”. Jo pa qëllim Dj Blunt ka menduar të ftojë Bigun në këtë bashkëpunim, për të bërë fansa për vete si nga Kosova, ashtu dhe nga Shqipëria. Ndërkohë që Big Basta do të marrë pjesë dhe në festivalin "Kënga Magjike”, një këngë që mbetet surprizë deri në lançimin e saj në programin "E Diela Shqiptare”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D