Kryesore » 2011 » Tetor » 6 » Dafina, duet me Getin
9:42 PM
Dafina, duet me Getin
Dafina Zeqiri që po korr suksese të njëpasnjëshme me këngët e saj, tani do të ketë edhe një bashkëpunim të ri me këngëtarin Getoar Selimi.Ajo sapo ka lansuar këngën "My Swag" e cila është realizuar në dy gjuhë, në shqip me tekst të Lyrical Son dhe anglisht nga Drin Zatriqi, që tashmë është publikuar, dhe këto ditë ajo thotë se do ta lansojë edhe versionin shqip.Kënga duet me Getin nuk është emëruar ende, mirëpo ka gjasa të emërohet "D&G", dhe është e realizuar në studion e Enis Preshevës. "Pas lansimit të këngës ‘My Swag’ vendosa të realizoj edhe një këngë duet me Getin, që besoj se do të pëlqehet në publik. Kjo këngë do të ketë edhe videoklipin", ka thënë ajo për "Zërin".Dafina së fundi ka lansuar videoklipe të njëpasnjëshme që kushtojnë shumë, mirëpo me këtë thotë se është duke u marrë menaxheri Drin Zatriqi. "Marrëveshja ime është me produksionin ‘Imagine’ për klipin ‘My Swag’, por edhe për disa të tjera ka qenë që produksioni të sigurojë ndonjë sponzor për shpenzimet e klipit.
Ka një kohë të gjatë që bashkëpunoj me ta dhe kemi marrëveshje të tillë që nëse ata sigurojnë ndonjë sponsor për klipe, unë vetëm e paguaj diferencën e kostos", është shprehur Drini. Sipas Dafinës, kënga bashkë me Getin do të jetë paralajmërim i albumit, i cili do të lansohet gjatë këtyre javëve dhe përmban 10 këngë.


"Albumi im quhet ‘Just Me’ i cili do të jetë me plot risi për adhuruesit e mi", thotë ajo. Përndryshe lidhja e saj me Krenarin thotë se është duke funksionuar për mrekulli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D