Kryesore » 2011 » Shtator » 9 » Capital T u bë i famshëm: Festivalet janë për të rinjtë, jo për mua
5:04 PM
Capital T u bë i famshëm: Festivalet janë për të rinjtë, jo për mua
Reperi kosovar që u bë shpejt i njohur me hitin e tij "U bo vonë”, Capital T, emri i të cilit është Trim Ademi, ka thënë pak ditë më parë se nuk e sheh veten në skenat e festivaleve që zhvillohen në Shqipëri, sikurse është "Kënga Magjike 2011” apo festivali i muzikës moderne "Top Fest” sepse sipas tij, festivalet janë më tepër për të "rinjtë”.Më tepër 19-vjeçarit kosovar do t’i pëlqenin bashkëpunimet, sidomos me artistë të huaj, gjë që do të ishte mjaft e pëlqyeshme, sidomos për shkak se Capital T mendon se repi në Kosovë është në nivele evropiane. "Festivalet janë shumë të rëndësishme për artistë të rinj, për të promovuar muzikën e tyre.
Unë nuk planifikoj të marr pjesë në ndonjë festival për momentin”, – ka thënë Capital T, i cili në fakt mund të cilësohet ende një artist i ri, edhe pse ka disa këngë të njohura në treg. Ky pohim ka lënë pa fjalë ata që e kanë lexuar! Trim Ademi, Capital T, është nipi i reperit 2Po2, Besnik Canolli, i cili e ka mbështetur shumë më të riun në rrugën drejt suksesit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D