Kryesore » 2011 » Korrik » 2 » Capital T në Durrës, policia nuk e lejon të këndojë
6:12 PM
Capital T në Durrës, policia nuk e lejon të këndojë
Capital T, reperi i njohur nga Kosova, erdhi për të kënduar në një pub në plazhin e Durrësit, por nuk arriti të kapë dot as mikrofonin me dorë. 
Koncerti i reperit ishte njoftuar disa ditë më parë nga menaxherët e pub-it në plazhin e Durrësit. Publiku në një moshë të re, u dynd në dyert e pub-it për të parë nga afër këngëtarin e preferuar. Capital nuk arriti të këndonte asnjë këngë sepse policia e qytetit pezulloi koncertin për shkak të prishjes së qetësisë publike. Sipas ligjit lokalet e natës duhet të mbyllin aktivitetin e tyre pas orës 23.00. Pas anullimit të performancës së Capital-it, njerëz nga klubi dolën dhe njoftuan se ata do të munden ta ndjekin reperin javën tjetër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D