Kryesore » 2011 » Shtator » 17 » Braktisë Zvicrën për Kosovën
2:21 PM
Braktisë Zvicrën për Kosovën
Ka dy muaj që këngëtari Nexhat Osmani pas 20 vite është kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë. Arsyeja përse ka vendosur të jetoj këtu është karriera dhe dëshira për të jetuar pranë familjes. 
"Tashmë janë bërë dy muaj që u ktheva për të jetuar në Kosovë. Në Zvicër kam jetuar mbi 20 vjet, mirëpo përsëri nuk e gjeta ngrohtësinë shpirtërore për të qëndruar atje. Tash po zhvilloj karrierën time muzikore këtu në Kosovë dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë ai për "Zëri”. 
Nexhati gjatë kësaj sezone vere ka lansuar në treg albumin më të ri të quajtur "Qaj moj zemër” që përmban 9 këngë dhe një instrumental. Në këtë album Nexhati ka punuar me Arsim Bunjakun, Ilir Beranin, Agron Jasharin, Ilir Shaqirin, Virusin, Artin etj. Tani ai ka nisur punën për dy videoklipe të reja të cilat shumë shpejt do t’i lansojë në treg. "Jam duke punuar videoklipin e këngës "Qaj mos zemër” me produksionin ‘Max Production’ dhe videoklipin e këngës "Kollaj, kollaj” me produksionin "Video Art”. Uroj që të dy videoklipet të pëlqehen në publik”, është shprehur ai në fund.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D