Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Blerim Destani: E verteta per Albana Osmanin
8:52 PM
Blerim Destani: E verteta per Albana Osmanin
Ai është jo vetëm një ndër aktorët shqiptarë më të talentuar dhe të suksesshëm të momentit, me një famë që i kalon kufijtë, por edhe një ndër meshkujt e konsideruar seks simbol.Kur përmendet emri i tij, vajzat çmenden. Kohët e fundit ka qenë shpesh i lakuar nëpër media, por duket se prezenca e tij asnjëherë nuk mjafton. Dëshira për ta pasur pjesë të gazetës ishte e madhe dhe po aq e madhe ishte edhe frika se mos do të refuzonte për shkak të impenjimeve të shumta dhe të idesë që është krijuar se aktorët e famshëm bëjnë naze kur bëhet fjalë për intervistat. Por Blerimi na habiti me mirësjelljen dhe korrektësinë e tij. Në këtë intervistë na ka treguar të rejat më të fundit nga jeta e tij profesionale, ka sqaruar edhe një herë marrëdhënien e tij me Albana Osmanin, si dhe i është përgjigjur pyetjes se përse Monica Belluci e ka zhgënjyer aq shumë.Blerim, ju jeni njw nga aktorët e parë shqiptarë nga Maqedonia që po pushtoni arenën e kinematografisë botërore. Cilat ishin sfidat që keni kaluar për të arritur deri këtu?- Sfidat në jetë janë për t’u tejkaluar, pasi ato na detyrojnë që të gjenerojmë energji të reja që, në çastin kur qëndrojmë para sfidave, nuk jemi të vetëdijshëm se i kemi brenda vetes. Kështu edhe unë, në fillim të karrierës, çdo projekt (rol) që më ofrohej më dukej si diçka e patejkalueshme, por kur filloja punën e shihja se brenda vetes kisha edhe energjinë, edhe emocionet që duheshin për atë rol. Dhe ai rol më pas bëhej një përvojë e mirëseardhur për mua. "Koha e kometës” ishte projekti që më hapi shumë dyer në kinematografinë ndërkombëtare, pasi filmi dhe roli im u vlerësuan në disa festivale. Më pas pasuan shumë oferta, realizmi i të cilave u bë pjesë e biografisë sime. Pastaj nuk kisha më nevojë të prezantohesha se çfarë mund të luaj, pasi pas vetes kisha një galeri të larmishme rolesh. Tani jam në një fazë kur jam i detyruar që ofertat t’i sistemoj dhe analizoj në varësi të kohës, pasi jam shumë i ngarkuar me përfundimin e paraardhëseve.
Dhe cilat jane disa nga angazhimet momentale që ke?
-Jam në përgatitje për xhirimet e një filmi austriako-gjerman dhe së shpejti pritet prezantimi i filmit "Berlin project” në Europë dhe në trojet tona.
Si është një ditë e zakonshme për Blerimin kur nuk je me xhirime?
-Kur nuk jam në xhirime mundohem të kompensoj kohën që nuk kam qenë me familjen dhe miqtë e mi. Përgatitjet dhe xhirimet kërkojnë angazhim të plotë dhe më duket se u hyj në hak familjes dhe miqve. Pra mundohem që sa më shumë ta kompensoj kohën që nuk e kam kaluar me ta.
Në fakt ju jeni i lidhur shumë me familjen dhe këtë e keni treguar në shumë intervista. Ka pasur ndonjë moment kur ata nuk kanw qenë dakord që ti të ndiqje rrugën e kinematografisë, por një tjetër profesion?
-Familja është gjëja më e shtrenjtë në jetën e njeriut dhe në këtë kontekst unë jam i lumtur që jam pjesë e një familjeje të çmuar. Për çdo gjë kam pasur përkrahjen maksimale të familjes, ndërsa vendimi im për të ndjekur rrugën e kinematografisë hasi në përkrahje të madhe nga familja, pasi babai im është një artist në shpirt dhe arti, në veçanti kinemaja, janë një pasion i hershëm i tij.
Cili është personi me të cilin je më shumë i lidhur në familje?
-Kur them familja nënkuptoj tri gjenerata tw familjes sime më të ngushtë, por kuptohet që prindërit janë ata që e kanë krijuar harmoninë e plotë dhe të gjithë në mënyra të ndryshme jemi të lidhur me ta.
Po marrëdhëniet me vëllezërit si e ke? Është ndjerë ndonjëherë rivalitet mes jush?
-Një fjalë thotë: Miqtë dhe mikeshat njeriu i zgjedh vetw, ndërsa vëllezërit dhe motrat jo. Të kisha pasur mundësinë që të bëja zgjedhje nuk do arrija të bëja një përzgjedhje kaq fantastike. Nuk bëhet fjalë për rivalitet, aspak, por një harmoni dhe ndërplotësim emocional të mrekullueshëm.
A i përkasin edhe ata botës së artit?
-Jo, nuk i përkasin botës së artit, por dinë të shijojnë shumë veprat e artit.
Blerim, pak kohë më parë ju hodhët në treg edhe markën tuaj të xhinseve. Si po ecën ajo?
-Jam i kënaqur që po ecën mirë dhe po depërtojnë në treg ndërkombëtar.
Përse nuk e keni lançuar ende në Shqipëri?
-Gjithçka në kohën e vet, nuk dua që gjërat t’i shtyj që të ecin më shpejt se sa është e natyrshme.
Ccfarë është për Blerimin pasuria?
-Familja është gjëja më e shtrenjtë, pastaj janë shoqëria e kështu me radhë. Njeriu nuk mund të quhet i pasur nëse nuk e ushtron profesionin që i jep kënaqësi dhe nuk është i respektuar në shoqëri. Çdo kush mundohet të gjejw një profesion që i siguron edhe jetesë të mirë, por unë bëj pjesë te njerëzit që profesionin e kanë edhe pasion jetësor dhe kam miq të mrekullueshëm. Pra kjo për mua është pasuria më e madhe.
Nëse do të duhej të zgjidhje një gjë, cila do ishte ajo si më e shtrenjta apo më veccanta për ty?
-Unë zgjedhjet e mia i kam bërë nw jetë dhe jam i lumtur si në profesion ashtu edhe në raportet që kam me miqtë.
Është Albana Osmani një ndër gjërat e shtrenjta që ke ti për momentin?
-Albana është një nga mikeshat e mia.
Për shumë kohë e ke mohuar që ke një lidhje me të, ndërkohë që në faqen tënde në Facebook nuk nguron të vendosësh foto të Albanës të shoqëruara nga zemra dhe fjalë dashurie. A mund të na tregosh një herë e mirë si qëndron e vërteta?
-Të gjitha ato që shikoni ju në Facebook janë vetëm shprehje e respektit që kam për të.
Rikthehemi te karriera jote. Cili është regjisori nga i cili do të kishe ëndërr të merrje një ftesë për të luajtur në filmin e tij?
-Regjisorët janë të shumtë, por pasi jemi në sferën e dëshirave do të kisha dashur që të luaja në një film të Darren Aronofsky-t.
Po ndonjë aktor\aktore që do të doje ta kishe kolege?
-Pa dyshim Sean Penn dhe Naomi Watts.
Na ka bërë përshtypje ajo ccfarë ke deklaruar në një intervistë pak kohë më parë, që personazhi femëror që ke takuar nga afër dhe që të ka zhgënjyer më shumë ka qenë Monika Belluci. Jemi shumë kuriozë të dimë, ccfarë të ka zhgënjyer?
-(Qesh) Shumë njerëzve u ka mbetur mendja te kjo që kam thënë. Nëse do të thosha atë që kam përjetuar si "zhgënjim” do të ishte jo e ndershme para së gjithash ndaj asaj si femër, prandaj dhe nuk do e them. Por lexuesit mund të bëjnë krahasimet mes asaj se si e shohin atë në ekranet e kinemave dhe si e perceptojnë atë (veçanërisht meshkujt). Të njëjtin perceptim e kisha edhe unë, ndërkohë që nga afër…
Të konsiderojnë një seks-simbol. Cila është gjëja që, sipas teje, i tërheq më shumë femrat te ti?
-Po si të them… duhet të ketë disa gjëra. Por për to nuk dua të flas unë. S’do të kishte kuptim…
Të hënën ka nisur zyrtarisht muaji i madhërishëm i Ramazanit. Do të agjërosh?
-Patjetër, kur janë mundësitë, nëse nuk jam në udhëtime.
Do ta konsideroje veten një mysliman të devotshëm?
-Veten e konsideroj si besimtar të devotshëm dhe mysliman të moderuar.
Cili është mëkati më i madh që ke bërë?
-Nuk kam mëkate të mëdha siç thoni ju, fundja mëkatet nuk i numërojnë njerëzit por tjetërkush. Dhe mirë që është kështu, pasi askush nuk do i pranonte ato.
Jemi në kulmin e sezonit veror. Ku dhe me kë do t’i kalojw pushimet Blerimi?
-Për mua pushime janë intervalet kohore mes dy angazhimeve dhe si gjithmonë filmat xhirohen në verë për shkak të dritës së diellit, kështu që këtë periudhë jam mjaft i angazhuar. Megjithatë, do të gjej një kohë për plazh, ku dhe më kë… ende nuk e di.
Dhe në fund, cilat janë disa nga projektet e tua më të afërta? Çfarë surprizash do të presim nga Blerimi së shpejti?
-Besoj se filmi "Berlin Project” do të jetë një surprizë e veçantë në këtë vjeshtë, është fjala për një variant filmik të monodramës. Pra një film i vështirë për t’u realizuar, pasi zgjat 90 minuta dhe është një plan i vetëm për 90 minuta pa ndërprerje. Ndërsa unë në kuadër jam 89 minuta pa ndërprerje. Për mua ishte sfidë e madhe për ta realizuar dhe jam kurioz të shoh se si do të pritet nga publiku.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D