Kryesore » 2011 » Korrik » 3 » Bleona s’do të thotë ‘Thank you’ në SHQIP
3:31 PM
Bleona s’do të thotë ‘Thank you’ në SHQIP
Këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti, e cila aktualisht është duke zhvilluar karrierën e saj në Amerikë, na ka shokuar të gjithëve gjatë një interviste të fundit. Tanimë jemi mësuar ta shohim këngëtaren nëpër eventet më të rëndësishme në Amerikë dhe ka qenë pikërisht në një të tillë, ndërsa është intervistuar nga një kanal mode i njohur atje. Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarit për veshjen e saj, për këngët e reja që ka punuar me Timbaland, për këngën e saj që qarkullon në i-Tunes, Bleona ka treguar edhe eksperiencën e saj në Amerikë. Ka treguar se është një emigrante, por kur intervistuesi i ka kërkuar që në fund të thotë ‘Thank you’ në shqip, këngëtarja nuk ka pranuar. Ajo nuk ka thënë faleminderit, por ka vazhduar të flasë anglisht, duke shtuar se tanimë është shtetase amerikane. Nuk e dimë në ka qenë kjo një shaka nga ana e Bleonës, apo ajo e ka pasur seriozisht, gjithsesi fakti që na ka mohuar s’na bën të ndihemi shumë mirë...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D