Kryesore » 2011 » Shtator » 10 » Biznesmeni kosovar, i fiksuar mbas Elvana Gjatës (+FOTO)
6:18 PM
Biznesmeni kosovar, i fiksuar mbas Elvana Gjatës (+FOTO)
Duket se karriera e mirë në muzikë dhe performancat e saj skenike të komentuara si "sexy”, e kanë kthyer Elvanën në femrën e lakmuar jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Edhe pse ajo së fundi i ka dhënë fund fejesës nga Rogerti, ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet për një histori dashurie që ajo po jeton me Flori Mumajesin, shohim se një djalë tjetër i ka vënë syrin Elvanës.Ne kemi arritur të sigurojmë këto foto, ku ata kanë pozuar pa problem, në një moment pushimi pas koncerteve të saj në diasporë. Djali që shihni, dhe që nuk e fsheh afeksionin ndaj këngëtares quhet Gazi, është me origjinë nga Vushtria e Kosovës dhe jeton në Suedi.Për të nuk kemi shumë informacion të detajuar, por dihet që jeton në Malmo të Suedisë, ku merret me organizimin e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore në të gjithë vendet skandinave. Disa të njohur të këngëtares tregojnë se ata të dy njihen prej një viti, por duke qenë se Elvana ka pasur një lidhje shumë të gjatë, Gazi në këtë rast nuk ka dashur të ndërhyjë dhe të prishë lidhjen e tyre, edhe pse ka ekzistuar një simpati nga ana e tij.

Ndërkohë që djali ka miqësi me familjen e këngëtares Dafina Zeqiri, pasi kanë jetuar një kohë të gjatë afër në Suedi, ndërsa është përfolur dhe për një lidhje dashurie me një nga motrat e Dafinës, që jetojnë atje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D