Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » Big Mama, së shpejti kënga me David Vendettan
2:55 PM
Big Mama, së shpejti kënga me David Vendettan
Këngëtarja nga Tetova, Besjana Kasami, e njohur me emrin artistik Big Mama, e cila së fundi ka realizuar në Turqi një videoklip të një kënge në gjuhën turke, të titulluar "Kucuk Prens", tani ka paralajmëruar një hit tjetër, që pakkush ka mundur ta presë.Në profilin e saj në Facebook, Big Mama ka paralajmëruar një këngë të re në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, francezin David Vendetta, i njohur me prodhimin e tij "Bleeding Heart"."I am so happy, soon, very soon, Big mama with the newest hit with David Vendeta... thank you my dearest friend Aliber Jonuzi...at the moment i am listening the song is soooooo gooood :) ))))", ishin fjalët e Big Mamës në profilin e saj në Facebook, që në shqip do të thotë "Jam shumë e lumtur, së shpejti, shumë shpejt, Big Mama me hitin më të ri me David Vendetta… faleminderit shoku im më i mirë, Aliber Jonuzi… momentalisht jam duke e dëgjuar këngën, është shumë e mirë".Se kur do të publikohet kënga në treg, mbetet të presim dhe shpresojmë të jetë vërtet hit, shkruan "SummerPages".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D