Kryesore » 2011 » Gusht » 16 » Berisha i dhuron Eliza Dushkut pasaportën shqiptare
3:14 PM
Berisha i dhuron Eliza Dushkut pasaportën shqiptare
Aktorja Eliza Dushku pajiset me pasaporten shqiptare. Dorëzimi i pasaportës aktores me origjine shqiptare i është bërë nga kreu i qeverise Sali Berisha ne nje ceremoni te vecante. Pasi i ka dorezuar pasaporten biometrike, kryeministri ka shprehur kënaqësinë që aktorja e mirënjohur eshte pjesë e projektit për realizimin e dokumentarit që promovon Shqipërinë turistike, historinë, traditat dhe potencialet e saj.
Nderkohe vete aktorja eshte shprehur se ndjehej krenare që tashmë zotëronte edhe pasaportën shqiptare. Sipas njoftimit te kryeministrise, Dushku e njohu Kryeministrin me vizitat që ajo kishte zhvilluar në disa qytete të vendit, nga jugu në veri dhe impresionet e saj gjatë këtij udhëtimi, të cilin ajo e cilësoi mbresëlënës dhe që i mundësoi të njihej me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare.
Kreu i qeverise ka vleresuar peisazhin unik qe ofron vendi, ku ndërthuren malet me detin dhe liqenet, duke e bere kesisoj një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët e huaj."Ne kemi bërë investime të mëdha për të mbështetur zhvillimin e turizmit në infrastrukturën rrugore, sikundër po ndërtojmë impiante të fuqishme për pastrimin e ujërave, kemi ndërmarrë nisma fiskale për përjashtimin nga taksat për një periudhë disavjeçare për ata që investojnë në zonat turistike malore dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që bukuritë shqiptare të bëhen gjithnjë e më të prekshme për këdo” , ka thene kryeministri gjatë takimit me Dushkun
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D