Kryesore » 2011 » Qershor » 30 » Aurela Gaçe një ‘Déjà vu’ nga Britney Spears
3:24 PM
Aurela Gaçe një ‘Déjà vu’ nga Britney Spears
Kur këngëtarja Aurela Gaçe njoftonte të gjithë fansat për publikimin e klipit të saj të ri me titullin "Cash”, me siguri të gjithë pasi panë klipin kanë përjetuar ndjesinë e çuditshme të diçkaje déjà vu, që do të thotë të një klipi që dukej sikur është parë edhe në të shkuarën. Nëse e keni pasur vërtet këtë ndjesi nuk mund t’ju vëmë aspak faj. Klipi "Cash” i Aurela Gaçes në bashkëpunim me MC Crasha në disa pjesë është një kopje e klipit "Toxic” të këngëtares amerikane Britney Spears. Për të bërë krahasimet e rastit mund të klikoni në you tube klipin "Toxic” të Britney Spears dhe më pas krahasojeni me klipin "Cash” të Gaçes e cila ka imituar këngëtaren amerikane edhe në look e veshje... Po të jenë kaq pa fantazi këto këngëtaret e vendit tonë? Shkojnë e kopjojnë këngët dhe këngëtarët më komercialë të botës! Sikur të lodheshin pak më shumë duke kërkuar përtej Amerikës mund të ngopeshin duke kopjuar pa u diktuar fare. Por të kopjosh Britneyt e të pretendosh se je origjinale, kjo nuk shtyhet fare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D