Kryesore » 2011 » Korrik » 14 » Aurela Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë
2:47 PM
Aurela Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë
Lajmi për shtatzëninë e këngëtares Aurela Gaçe ishte një surprizë e bukur për të gjithë fansat dhe adhuruesit e saj të zjarrtë. Ndërsa në faqet e mediave të shkruara komentohej performanca e Aurelës në Festivalin Europian, një nga të përditshmet shqiptare zbulon lajmin për shtatzëninë e këngëtares së famshme. Edhe vetë ajo, më pas erdhi me një deklaratë për fansat në rrjetin social më të klikuar në botë, duke shprehur gëzimin për embrionin që rritej brenda saj. Partneri i Aurelës mban emrin Skerdi dhe është krahu i djathtë i këngëtares në çdo sipërmarrje të saj. Gjinia e fëmijës është zbuluar: këngëtarja Gaçe do të sjellë në jetë një vajzë. Emrin e saj e ka menduar, por e pushtuar nga supersticionet nuk dëshiron të zbulojë asgjë. Aktualisht Aurela ka vendosur t’i përkushtohet tërësisht kësaj fëmije, ndonëse do ta shohim të angazhuar herë pas here me koncerte.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D