Kryesore » 2011 » Shtator » 6 » Arta Bajrami: Pas Viktorias, dua edhe 2 ose 3 fëmijë
8:50 PM
Arta Bajrami: Pas Viktorias, dua edhe 2 ose 3 fëmijë
Disa fansa të këngëtares Arta Bajrami u trembën se mos me ardhjen në jetë të vajzës së saj Viktoria, këngëtarja ekstravagante do të hiqte dorë nga muzika. Në fakt, ajo sapo ka realizuar albumin më të ri dhe tashmë është duke punuar rreth klipeve të reja, pra, pavarësisht angazhimeve të shumta në rolin e nënës, gjen mjaft kohë edhe për karrierën e saj muzikore."Aktualisht jam në përfundim të realizimit të klipit të njërës nga këngët e albumit tim të fundit. Kënga ka më shumë ritëm, por nuk dua të zbuloj më tepër se kaq”, – është shprehur Arta, e cila këto muaj ka humbur shumë në peshë, duke u rikthyer në linjat e saj të dikurshme. Por, ndërkohë që Arta e dikurshme "is back” është rikthyer më fuqishëm se kurrë, pasi do të nisë punën shumë shpejt edhe për një klip të dytë, kësaj radhe baladë, familja, Viktoria dhe sidomos fëmijë të tjerë, vijojnë të jenë në ambiciet e saj. "Nuk po mundem t’i kushtoj edhe shumë kohë muzikës, sepse vajza ime Viktoria tashmë është 10 muajshe dhe pjesën më të madhe të kohës ia kushtoj asaj, sepse me rritjen e fëmijës të ndryshojnë edhe obligimet.Tani për tani po mendoj më shumë për vajzën sesa për karrierën…, sidomos në këtë moshë. Përkujdesja ndaj saj është më e vështirë dhe kërkon më shumë vëmendje, sepse është me aktive”, – tregon nëna e vogëlushes së bukur Viktoria, ndërsa nuk e fsheh dëshirën që të ketë edhe dy apo tre fëmijë të tjerë. Mesa duket, kjo është dëshirë edhe e bashkëshortit të saj, Xhimit. "Mendoj që të kem edhe fëmijë të tjerë. Është mirë edhe për Viktorian që të ketë një vëlla apo një motër.Unë e dua familjen e madhe dhe kam dëshirë që të kem fëmijë të tjerë, por të shohim. Por dy apo tre fëmijë do të ishte më mirë, ndonëse kjo është në dorë të Zotit dhe ne nuk mund të përzihemi aty”, – ka përfunduar Arta, ndërsa ka treguar se balada që do të lançojë në vjeshtë me klip titullohet "E pafat”. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D