Kryesore » 2011 » Tetor » 8 » Ardit Gjebrea, “puç” Rezartës dhe Rozanës, i bën bashkë këtë të diel
5:31 PM
Ardit Gjebrea, “puç” Rezartës dhe Rozanës, i bën bashkë këtë të diel
Ajo që kanë kuptuar edhe moderatërët e kalibrit të Ardit Gjebresë, është se të bësh një prezantim të këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në festival, nuk mjafton, sado cilësore qofshin ato. Pjesa e show-t që krijojnë këngëtarët, është ajo që tërheq më shumë. Prandaj dhe këtë të diel, Gjebrea thuhet se do të përdorë një hile të vogël, do të ftojë në të njëjtën ditë për të prezantuar këngët e tyre edhe Rozana Radin, edhe Rezarta Shkurtën. Tashmë është shkruar deri në detaje mbi konfliktin që lindi mes dy këngëtareve, qysh kur ato morën pjesë në një reality show, ku u duhej të bashkëjetonin për disa javë. Konflikti vijoi më pas me kërcënime verbale, derisa një natë degjeneroi në dhunë fizike. Më pas, vajzat akuzuan njëra- tjetrën dhe iu drejtuan organeve të drejtësisë, kështu që emrat dhe fotot e dy artisteve i gjeje më shpesh në faqet e kronikës së zezë, sesa tek ato rozë. Ndërkohë që çështja e zënies së tyre ka kaluar në Gjykatë, ku siç dihet seanca e parë nuk është zhvilluar ende, sepse Rozana edhe pse është akuzuesja, nuk është paraqitur. Ajo që vazhdon me sukses, është karriera e tyre muzikore. Që të dyja kanë provuar shijen e suksesit te "Kënga Magjike” vitin e kaluar, kështu që kanë vendosur të jenë pjesëmarrëse edhe këtë edicion. Këtë të diel, vajzat do të performojnë këngët e tyre, por do të jenë të përfshira edhe nga lojërat që realizohen aty. Të gjithë jemi kuriozë të shikojmë se si do të reagojnë dy këngëtaret, të cilat janë armike të betuara me njëra-tjetrën. A do ta shprehin ato këtë armiqësi apo do të jenë më të moderuara përballë kamerave? Për ta marrë këtë përgjigje, na duhet të presim deri të dielën.

Rozana, për herë të parë në ekran me të dashurin Mc Kresha
Ata kanë disa muaj që jetojnë një lidhje dashurie dhe pas kaq vitesh si personazh publik, Rozana për herë të parë ka një të dashur zyrtar për të cilin ka dijeni media. Mirëpo çfarë ndodh… Edhe pse tashmë ky është një fakt, edhe pse Mc Kresha rri më shumë tek shtëpia e Rozit sesa tek e tija, përsëri asnjëri nuk merr guximin të flasë publikisht për këtë lidhje. Javën e kaluar, Mc Kresha pohoi për "Gazeta shqiptare” që janë në fillim të njohjes me Rozin, pastaj shtoi se në fakt janë në fund të kësaj njohjeje. Në fakt, ne nuk e dimë se si i bëjnë njohjet në Kosovë, por ne këtu në Shqipëri këtë e quajmë lidhje, se përndryshe si do njihesh, me korrespondencë? Nuk e kuptojmë çfarë e pengon Mc Kreshën të tregohet i hapur për një ngjarje kaq të bukur në jetën e tij. Por mbase do ta bëjë këtë të diel, ku do të jetë i ftuar së bashku me Rozanën për të kënduar duetin, me të cilin do të konkurrojnë te "Kënga Magjike”.

Rezarta Shkurta, përsëri me baladë
Kemi rreth një vit që na kanë filluar dyshimet nëse ajo që këndontë "Dj” dhe "Matura” ka qenë Rezarta Shkurta, apo ndonjë që i ngjan asaj. Kjo për arsye se ajo ka ndryshuar komplet stilin e repertorit të saj, duke u orientuar drejt baladave rock. Mbas suksesit të këngës "Budallaçkë e vogël”, ajo vijoi me një tjetër baladë, atë me Vedat Ademin, të titulluar "Do iki larg”. Por, sipas informacioneve tona, duket se përsëri Rezarta do paraqitet me një rock baladë, të kompozuar nga Darko Dimitrov. Thuhet që kënga është shumë impenjative vokalisht dhe shumë e bukur, gjë që flet për ambicie të mëdha të këngëtares në muzikë. Ne i urojmë suksese, por i sugjerojmë që të realizojë edhe ndonjë këngë ritmike, sepse në moshën e saj të re është mëkat t’i evitosh plotësisht.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D