Kryesore » 2011 » Gusht » 20 » Albëria bën revolucion, zbret nga një anije kozmike si UFO në klipin e ri
8:50 PM
Albëria bën revolucion, zbret nga një anije kozmike si UFO në klipin e ri
Harrojeni Albërien romantike e melankolike në baladat e saj të fundit. Në klipin e saj të ri, që sapo ka përfunduar xhirimet, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj do të shfaqet në stilin hi tech, që as keni për ta njohur. Kënga titullohet "Stil elektronik” dhe, si për t’iu përshtatur fabulës dhe ritmit të këngës, ajo do të shfaqet si një jashtëtokësore që zbret nga hapësira me anije kozmike. Stilisti Joni Peçi ka ideuar look-un dhe veshjen e saj, ndërsa ajo shfaqet si një UFO, me veshje agresive dhe ekzaktësisht të stiluara pas trupit, ku portretin e fytyrës ia mbulojnë një palë syze shumë të mëdha. Në klip do të jetë figurant një djalë i ri me flokë shumë të gjatë, që e bën dhe më intrigues klipin, ndërsa për veshjet e Albëries janë përdorur dhe copëza pasqyrash të thyera. Ky është klipi i parë i këngëtares, ku ajo do ia dedikojë imazhin e saj perfeksionit dhe ritmit gjatë gjithë këngës, duke sfiduar edhe këngëtaret 20-vjeçare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D