Kryesore » 2011 » Tetor » 21 » Alban Ukaj garon për aktorin më të mirë në Festivalin e Tokios
4:02 PM
Alban Ukaj garon për aktorin më të mirë në Festivalin e Tokios
Alban Ukaj, është nominuar për "Aktorin më të mirë” në edicionin e 24-t të festivalit ndërkombëtar të filmit në Tokyo, merr vesh "Koha Ditore”.
Filmi "J-A-C-E” (Just Another Confused Elephant), në të cilin Ukaj luan rolin kryesor, do të shfaqet premierë në këtë festival, më 24 të këtij muaji. Ky film, i cili është bashkëprodhim i Greqisë, Francës dhe Malit të Zi, është futur gjithashtu në konkurrencën zyrtare për filmin më të mirë të këtij festivali, "Tokyo Sakura Grand Prix”, që ka vlerë prej 50 mijë dollarësh. Regjisori grek, Menelaos Karamaghiolis, ka shkrirë në shirit filmik rrëfimin e një fëmije greko-shqiptar, të cilin mafia e shtyn që të vrasë babanë.Ka qenë vetë aktori Ukaj, që në një bisedë për "Kohën Ditore” nga Sarajeva ka treguar rrëfimin e filmit."Është një odise i një fëmije që mafia e shtyn ta vrasë babanë e tij, ndërsa ai prej atij momenti vendos të mos flasë më kurrë”, ka thënë Ukaj. Në krejt filmin Ukaj ka vetëm dy replika."Jo pse është shurdhmemec, por ai refuzon të flasë”, ka thënë ai.Frika, vrasjet dhe keqtrajtimi janë ato që përthekohen në rrëfimin 142 minutash të filmit dramë triler. Ai është xhiruar në lokacione të ndryshme, përfshirë Athinën dhe Maqedoninë.
Do të jenë emrat e njohur të kinematografisë aziatike dhe botërore, si: Edward Pressman, Kees Kasander, Fan Bingbing, Masahiro Kobayashi dhe Reiko Kruk, ata që do të vlerësojnë filmat në konkurrencën për filmin më të mirë.

Përveç premierës së 24 tetorit, filmi do të shfaqet në ekranin e madh në Tokyo edhe njëherë tjetër tri ditë më vonë. Festivali do të hapet më 22 tetor, dhe do të zgjasë 8 ditë.

"Pas premierës do të kem një bashkëbisedim me artistë dhe gazetarë të atjeshëm”, ka treguar Ukaj, i cili drejt kryeqytetit japonez do të udhëtojë një ditë para premierës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D