Kryesore » 2011 » Qershor » 1 » Agnesa: Gara shkon shumë mirë
9:16 PM
Agnesa: Gara shkon shumë mirë
Njëra nga kandidatet potenciale për të fituar shoun "Dancing with the Star’s”, Agnesa Vuthaj, gjatë një interviste për Telegrafi.com ka thënë se ajo është e kënaqur me ecurinë e garës.
"‘Dancing with the Star’s’ po shkon shumë mirë, kanë mbetur edhe 3 javët e fundit të konkurrimit dhe po punoj më shumë këto ditë, meqë edhe kemi nga 2 kërcime në javë”, ka thënë Vuthaj.
Bukuroshja kosovare ka treguar se është e kënaqur me rezultatet që ka arritur. Gjithashtu ka pohuar se ka mësuar shumë rreth kërcimit që kjo e bënë të ndihet shumë mirë.

"Për mua ajo që kam arritur të mësoj dhe të performoj deri me tani në "DWS” është sukses dhe rezultat i përkushtimit tim maksimal. Meqë për mua është hera e parë që publiku me sheh duke kërcyer, jam shumë e lumtur që po pëlqehem shumë edhe në kërcim. Kam aq shumë adhurues që bëjnë tifo për mua, më shkruajnë pa fund mesazhe, vijnë të më takojnë, më ndalojnë në rrugë për të m’komplimentuar për performancat e mia dhe shprehur dëshirën e tyre që unë të fitoj. Kjo është fitore për mua”, ka shtuar Agnesa.

"Kush e meriton ta fitojë? Unë uroj që çmimin ta marr çifti që e meriton. Gara është ngushtuar shumë dhe unë i pëlqej shumë të katër çiftet që kanë mbetur në garë”, ka përfunduar Agnesa Vuthaj
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D