Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Agnesa eliminohet nga “Dancing With The Stars”
11:01 PM
Agnesa eliminohet nga “Dancing With The Stars”
Agnesa Vuthaj në mbrëmjen e 11 të edicionit "Dancing With the Stars” së bashku me partnerin e saj Simone është eliminuar nga kjo garë.
Gara ishte mes Agnesa Vuthaj, dhe Shpat Kasapit, por Agnesa nuk e pati fatin ta kalonte edhe këtë sfidë. Me gjysmë goje juria i komentoi lajmin Agnesës që më nuk do të jetë më pjesë e kësaj gare, sepse ata e kishin përkrahur Shpat Kasapin. 
Por, Agnesa humbjen e kishte pranuar me shumë qetësi duke falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri tash. 
"Jam shumë e kënaqur me gjithë eksperiencën që kam pasur deri tash në "Dancing with the Stars”. Ka qenë një ëndërr të jem pjesë e "DWS” dhe jam shumë e lumtur që morra pjesë dhe që arrita deri këtu deri në gjysmëfinale. Ndoshta finalen nuk e arrita e doja shumë të jem ne finale, por do të jem patjetër si shikues. Do të vijë që t’i përkrahi 3 çiftet. I falënderoj të gjithë e sigurisht edhe Simoenen sepse pa ndihmën e tij nuk do të isha këtu ku jam sonte”, është shprehur Agnesa pas eliminimit të saj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D