Kryesore » 2011 » Korrik » 13 » Aferdita Dreshaj: “I kam kërkuar Shpatit që të jetojmë në Tiranë”
3:30 PM
Aferdita Dreshaj: “I kam kërkuar Shpatit që të jetojmë në Tiranë”
Është një ndër femrat më të bukura në ekranet shqiptare. Linjat e saj trupore kanë tërhequr gjithmonë vëmendje… Fjala është për këngëtaren dhe modelen e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj, e cila do të vijë në një intervistë mjaft të bukur për gazetën "Trafik Vip”… Po çfarë na rrëfen sot bukuroshja kosovare? E zbulojmë bashkë…Adërdita përshëndetje, Pyetja e parë që na vjen natyrshëm për ty lidhet me këngët. Cilat janë planet e tua për momentin?
Përshëndetje! What’s happening këtu në "Trafik Vip”? Për momentin pres klipin tim të dalë në transmetim i cili është bërë në bashkëpunim me "Max Production” për baladën time "Qyteti hesht”.
Kur do të dalë klipi i ri, me kë ke bashkëpunuar për realizimin e këngës dhe cili është subjekti që trajtohet në të?
Po, klipi është realizuar dhe po presim të dalë shumë shpejt. Këtë rradhë me një baladë R&B "Qyteti Hesht”… Kjo këngë flet për një dashuri të humbur, dhe po kërkoj si e çmendur gjithë qytetin dhe nuk po e gjej…
Po koncertet si po të shkojnë, cili është impakti që merr nga fansat në këto koncerte?
Koncertet shumë mirë… Sapo jam kthyer nga një turne, Kosovë, Zvicër dhe Mal të zi për festat e pashkëve që kaluan… U kënaqa, gjëja më e bukur është kur shoh që këndojnë me mua këngët e mia. Ajo është e rëndësishme!
Po për miss-in kur do nisesh? Je njohur me konkurrentet e tjera dhe si të duken ato?
Ëoë! Ndonjëherë as mua nuk më besohet që do konkurroj me 84 vajzat më të bukura në botë dhe unë jam njëra ndër ato që do prezantoj shtetin më të ri Kosovën! Do të mbahet në Brazil dhe do nisem në gusht kurse nata e madhe është më 12 Shtator. Ende nuk i njoh vajzat, por do i takoj në gusht në Brazil!
Së fundmi të kemi parë gjithmonë e më shumë në Tiranë, arsyen tanimë e dimë, po kurioz jemi të mësojmë se si e kalon ditën këtu?
E daaaaaashuroooooooj Tiranën! Dua të jetoj këtu! Këtë ja kam kërkuar Shpatit!
Na trego pak për marrëdhënien tënde me Shpatin, do kemi së shpejti ndonjë lajm për martesë?
Jemi të dashuruar, kemi marrëveshje perfekte! Për martesë akoma nuk kemi vendosur, kemi kohë…
Ju aktualisht bashkëjetoni? Çfarë s’të pëlqen tek Shpati, diçka për të cilën të bezdis…
Më pëlqen çdo gjë, seriozisht çdo gjë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D