Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Adrian Gaxha në gara me makina fiton vendin e parë
4:52 PM
Adrian Gaxha në gara me makina fiton vendin e parë
Pas sukseseve në muzikë, Adriani ka vendosur që të merret edhe me një tjetër sport, duke treguar veten se është i aftë edhe në ngarje të shpejta makinash. Për 6 muaj rresht, ai ka udhëtuar drejt Greqisë në organizimin që ka bërë një produksion maqedonas për gara me vetura.
"Kam qenë në gara profesionale me vetura në Greqi të organizuara nga produksioni maqedonas "Visoki oktani”, ku në gara kemi qenë 20 vetat më të famshëm që i japin mirë veturës. Kjo garë ka zgjatur 6 muaj, se kanë qenë kualifikime dhe në fund mbetëm pesë veta e prej këtyre 5, vetëm dy në finale, ku mbetëm unë e Vrcaki dhe unë fitova në fund”, tregon për organizimin dhe eksperiencën e tij në këtë fushë, këngëtari Adrian Gaxha. "E mora vendin e parë, shpërblimi është një veturë "Ford Focus” modeli më i ri. Nesër, të dielën do të jepet finalja në një televizion maqedonas, kurse menjëherë të hënën do të ketë një organizim në sallonin e tyre të veturave kur do marr shpërblimin”, tregon këngëtari. I pyetur nëse ka qëndruar gjatë gjithë kohës në Greqi për këtë garë, ai thekson: "Jo s’kam qenë aty 6 muaj, por kemi shkuar dhe jemi kthyer çdo herë”. Ndërkohë, sukseset e tij janë të mëdha edhe në muzikë. Siç duket, i ka ecur mirë jo vetëm në karrierën si këngëtar por edhe si kantautor, pasi ka edhe studion e tij profesionale, ku realizon këngë edhe për këngëtarë të tjerë. Gjatë këtij viti, në duart e Adrianit kanë shkuar disa çmime të para si kompozitor. Ishte Berkani ai që fitoi në dy festivale me këngë të punuara në studion e Adrianit, pra tek "Nota Fest” në Shkup dhe "Çelësi Muzikor” në Kosovë, teksa Adriani i komenton me shumë dëshirë këto ngjarje. "Po, për këngë interesante vetëm fitore kemi kohët e fundit. Para disa ditëve, prapë Berkani fitoi me këngën time në Kosovë, një baladë të mirë që ia bëra unë, ndërsa për veten ia filloj prej shtatorit me këngë, se tani kam nisur të punoj disa këngë të reja”, përfundon rrëfimin e tij Adriani.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus
Horoskopi ditor


    Top Filmat për këtë javë
  1. The Lion King 3D
  2. Johnny English Reborn
  3. The Three Musketeers 3D
  4. Footloose
  5. Real Steel
  6. Contagion
  7. Paranormal Activity 3
  8. The Adventures of Tintin: The Secret of the Unicorn 3D